Disa sinjalizime dhe evidenca, përfshirë audio regjistrime dhe materiale filmike, ekspozojnë paligjshmërinë dhe degradimin e Fakultetit të Mjekësisë Dentare nga dekania Silvana Bara, doreza e rektorit të Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, për afera korruptive, intriga me letra anonime, gjueti shtrigash, sabotime, shantazhe dhe kërcënime. Pas zbythjes për të shkarkuar si ‘armike të brendshme’ ish-dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Edit Xhajanka (aktualisht përgjegjëse e Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike), Silvana Bara telefonon studentë të mjekësisë, duke i kërcënuar që të mos kalojnë para Fakultetit të Mjekësisë Dentare pasi i konsideron si të dyshimtë dhe rrezik potencial për planet e saj dhe të Tano Karidit, i cili e ka fshehur doktoraturën e tij në një bodrum prej 20 vitesh nga frika se mos zbulohet se kujt ia ka vjedhur.
(Audio regjistrimi ku Silvana Bara i kërkon llogari një studenteje se pse qëndron afër godinës).
Si të ishte godina Fakultetit të Mjekësisë Dentare bahçja e saj, bazë ushtarake e rëndësisë së veçantë apo vend i sekreteve të shtetit, Silvana Bara i kërkon llogari studentes, pjesë e këshillave studentore, se pse kalon para godinës, pse i është afruar dhe ka qëndruar tek shkallët e fakultetit. Audio regjistrimi tregon paranojat dhe nervozizmin e klanit Draçini-Bara, të cilët në vend që të angazhohen për menaxhimin dhe përfaqësimin e institucioneve arsimore që drejtojnë, merren me pazare, afera korruptive me tendera dhe projekte fiktive, me intriga, letra anonime dhe sidomos me lobime dhe sabotime në proceset zgjedhore në organizimet e pavarura të studentëve.

(Xheladin Draçini dhe Silvana Bara)
Nëse rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha e ka kopjuar tezën e doktoraturës nga studiuesja rumune Laura Maria Stanila dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, mendon se nuk ia gjejmë dot doktoraturën e tij të fshehur nëpër sëndukë që mos t’i zbulohet vjedhja, dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Silvana Bara rezulton me doktoraturë fiktive dhe fantazmë, ku ekziston vetëm titulli i sajuar dhe një firmë në një fletë, sajuar nga babai i saj rrufjan Petrit Bara, ish dekan i Fakultetit të Infermierisë, i cili gjithashtu rezulton me disertacion të kopjuar.

(Petrit Bare)
Për skandalin e falsifikimit të titujve shkencorë nga Tano Karidi i Mjekësisë, Xhaladin Draçini, nga dora e tij e zezë Silvana Bara, nga babai i saj Petrit Bare, dekan i universitetit të Fanes, që e ka kthyer ‘Luarasin’ si studion muzikore të Adi Hilës, do të flasim në vijim më në deteja, me prova dhe fakte penale.

(Xheladin Draçini)
Silvana Bara është e bija e Petrit Bara, ish kandidat për deputet i LSI-së së Ilir Metës, aktualisht rektori i Universitetit “Luarasit” të Irfan Hysenbelliut, i cili ka zaptuar pasurinë publike ish konvikti i Gjuhëve të Huaja, duke e kthyer në biznes privat. Petrit Bara, ish dekan i Fakultetit të Infermierisë është i skeduar si lidhje e dy simboleve të korrupsionit në drejtësi dhe politikë, respektivisht i ish kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha, i pandehur për fshehje pasurie dhe i dyshuar për pastrim parash, si dhe i Ilir Metës, në burg për korrupsion dhe pastrim parash.

(Falsifikimi i datës së lindjes nga Petrit Bara)
Karriera e znj. Silvana Bara është produkt dorës Petrit Bara, falë lidhjeve të tij të errëta me linja korrupsioni në drejtësi dhe politikë. I njohur si një nga rrufjanët më epikë të Infermierisë, Petrit Bara, përpos shitjes së notave të provimeve, rezulton i përfshirë në fabrikimin dhe falsifikimin e titujve shkencorë. Petrit Bara ka falsifikuar edhe datën e lindjes së tij, me qëllim për të shtyrë daljen në pension./prapaskena