Humbi apo fitoi Albin Kurti nga zgjedhja e Justina Shiroka Pula si presidente e Kosovës?

Nga
A Shehu
Leximi

Votimi i Justina Shiroka Pula në çastet e fundit përpara se vendi të shkonte në zgjedhje, duke e berë Kosovën me të tretën presidente grua në historinë e saj, ka ngritur edhe një pikpyetje: cili fitoi më shumë nga zgjedhja e saj. Në pamje të parë partia kryesore e opozitës, PDK-ja ka arritur të ngrejë në krye të shtetit një ish anëtare të saj, ish kryetar e forumit të gruas dhe ministre ne qeverinë e parë të Hashim Thaçit.

 

E parë nga ky këndvështrim kjo mund të konsiderohet si një sukses i lidershipit të Bedri Hamzës, i cili jo vetëm arriti të votojë ligjin për Gjykatën Speciale por “mori” dhe presidenten. ‘PDK ka arrite dje me e marre nje fitore politike ne kohen shtese, ose me gjuhen e futbollit me e dhane nje golle ne kundersulm ne minuten e 97.

 

E para: Me e kalu Ligjin per Dhomat e Specializume, ne formen qysh e kane shkru vete, edhe qysh kane kerku vete.

 

E dyta: Me e detyru Albin Kurtin me e propozu nje ish ministre te PDK, ish deputete te PDK, ish kryetare te forumit te gruas te PDK”, e ka komentuar këtë ngjarje drejtuesi i medias Nacionale, Berat Buzhala./Lapsi.alw

Shperndaja një miku