Harry Kane fiton “Topin e Artë”, lë pas Mbappe dhe Yamal

Nga
A Shehu
Leximi

Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026!Sulmuesi anglez kurorëzohet si futbollisti më i mirë i vitit, duke triumfuar në garën prestigjioze përballë dy prej rivalëve kryesorë, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ylli i Bayern Munich merr çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror, duke kurorëzuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Kane ka lënë pas në renditje francezin Kylian Mbappé dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, për t’u ngjitur në majën e futbollit botëror.

Për sulmuesin anglez, ky është një vlerësim madhor i paraqitjeve dhe kontributit të tij gjatë sezonit 2025-2026.Fitorja e tij merr një rëndësi të veçantë edhe për futbollin anglez, pasi Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që prej Michael Owen në vitin 2001.

Shperndaja një miku
Lini një koment