Besnik Sulaj, i njohur si Beso i “Tajvanit”, ka paguar 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA

Nga
A Shehu
Leximi

Një kontratë e re lobimi me shuma marramendëse ka shpërthyer në Uashington, e cila përfshin një biznesmen shqiptar i denoncuar publikisht nga opozita për lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe një kompani të fuqishme lobimi në Uashington, e cila rezulton edhe si lobisti i fundit i Partisë Socialiste dhe kryeministrit shqiptar në qeverinë amerikane.

Dokumentat nga regjistri i lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se një kompani shqiptare pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim pranë qeverisë dhe autoriteve amerikane, përmes një strukture të regjistruar në Dubai.

Sipas të dhënave nga Lobbying Disclosure Act, pagesat janë kryer nga shoqëria “Balkan Energy DMCC” drejt firmës së njohur lobuese në Uashington, “Ballard Partners”.

Besnik Sulaj, i njohur si Beso i “Tajvanit”, ka paguar 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA

Ligji amerikan për transparencën ka diktuar deklarimin e zotëruesve fundorë, duke zbardhur se pas “Balkan Energy DMç” qëndron shoqëria shqiptare “Balkan Energy” sh.a., e regjistruar në Tiranë. Dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) konfirmojnë se pronari i vetëm me 100% të aksioneve të kësaj shoqërie është Skënder Sulaj, vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj.

Pas publikimit të këtyre të dhënave, biznesmeni Besnik Sulaj dhe vetë kompania kanë reaguar zyrtarisht duke sqaruar se shuma reale e paguar është disa herë më e ulët nga ajo që shfaqet në regjistrat publikë. “Balkan Energy” ka bërë publike edhe kontratën zyrtare me Ballard, sipas së cilës kontrata e lidhur në mars të vitit të kaluar ka patur një tarifë prej 75 mijë dollarësh në muaj.

Besnik Sulaj, i njohur si Beso i “Tajvanit”, ka paguar 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA

Gjithashtu kontrata saktëson se shërbimet e kontraktuara nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërinë apo qeverinë shqiptare, por janë mirëfilltazi shërbime biznesi për partneritet me kompani të fuqishme amerikane në tregun e Lindjes.

Sipas dokumentit “Ballard Partners” është angazhuar për të ofruar mbështetje strategjike dhe këshillim për aktivitetet energjetike të kompanisë në tregun e Libisë dhe të Lindjes së Mesme, ku ajo bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë si firma amerikane “HKN Energy”, kompani amerikane në pronësi të Ross Perot Jr.

Kompania sqaroi gjithashtu se kontrata e lobimit është ndërprerë tashmë në mënyrë të njëanshme për shkak se zyra lobuese nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre.

Në planin financiar vendor, “Balkan Energy” sh.a. ka rezultuar me një humbje të akumuluar prej rreth 148 milionë lekësh në katër vitet e fundit në Shqipëri. Por kompania pretendon se ka aktivitet të rëndësishëm biznesi në vendet e lindjes ku bashkëpunon me kompani amerikane.

Besnik Sulaj, i njohur si Beso i “Tajvanit”, ka paguar 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA

Kjo nuk është hera e parë që firma e fuqishme e Uashingtonit, Ballard Partners, shfaqet në prapaskenat e politikës dhe biznesit shqiptar. Në vitin 2017, e njëjta firmë u pajtua si agjent i huaj nga Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Në atë kohë, PS i paguante Ballard-it plot 20 mijë dollarë në muaj për t’i siguruar qeverisë mbështetje dhe komunikim me liderët e SHBA-ve, pikërisht kur qeveria Rama po përballej me presione të mëdha nga Bashkimi Evropian dhe kritika nga opozita për manipulime dhe praktika të parregullta zgjedhore.

Dokumentet tregojnë se lobistët e Ballard Partners — ku përfshihet vetë Brian Ballard, partneri i lartë Sylvester Lukis dhe partnerja për Lindjen e Mesme, Jasmine Zaki — kanë mbrojtur interesat e kompanisë direkt në Departamentin e Shtetit (DASH), Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Zyrën e Shtëpisë së Bardhë/Kapitali.al

Shperndaja një miku
Lini një koment