Çudit aktori Ben Affleck; Jam i lodhur për të bërë seks

Nga
A Shehu
Leximi

Aktori i njohur amerikan Ben Affleck ka folur hapur për jetën e tij intime, duke pranuar se në këtë fazë të jetës ndihet tepër i lodhur për të pasur marrëdhënie seksuale.

Gjatë një episodi të emisionit “SubwayTakes with Kareem Rahma”, ku diskutoi edhe librin “Sex for Dummies”, aktori u pyet për faktin se të rinjtë sot po kryejnë më pak marrëdhënie seksuale.

“Jam mjaft i vjetër. Kam bërë seks në kohën time”, u përgjigj Affleck.

Kur prezantuesi e pyeti nëse kjo do të thoshte se ai nuk kryente më marrëdhënie intime, aktori u përgjigj drejtpërdrejt: “Jo, sepse jam i lodhur tani. Dhe seksi është një gjë e madhe, sidomos nëse do ta bësh siç duhet”.

Ndërkohë, pas divorcit nga Jennifer Lopez, Affleck duket se po e sheh ndryshe jetën sentimentale.

Shperndaja një miku
Lini një koment