FOTO/ Këngëtarja shqiptare arratiset për pushime pas pauzës në muzikë, shfaqet në superformë me bikini

Nga
F Ajazi
Leximi
Tayna

Pas një vere të ngarkuar me koncerte dhe angazhime muzikore, Tayna ka zgjedhur të marrë disa ditë pushimi dhe të shijojë kohën larg skenës.

Pak kohë më parë, këngëtarja kishte njoftuar se do të merrte një pauzë nga muzika, pas tetë vitesh aktivitet, duke sqaruar se bëhet fjalë për një shkëputje të përkohshme.

Tashmë, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet me bikini dhe në superformë.

Tayna nuk ka zbuluar se ku ndodhet, ndërsa në postimin e fundit ka bërë edhe humor me ndjekësit, duke shkruar: “Nejse a e dini kush pushon n’shtator?”.

Artistja ka paralajmëruar se pas kësaj pauze do të rikthehet me një “kapitull të ri” në karrierën muzikore.

TAG:
Shperndaja një miku