Klodiana Spahiu emëron si menaxher të Kontrollit Bazë Shëndetësor Check Up, të besuarin e Vilma Nushit

Nga
A Shehu
Leximi
Vilma Nushi Klodiana Spahiu

Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), me detyrë specifike menaxhimin e procesit të Kontrollit Bazë-Check Up.

 

Vendimi është marrë së fundmi nga drejtoresha e OSHISH, Yllka Kukulaj, e cila është një nga emërimet e para dhe më të rëndësishme të Ministries së re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

 

Altin Fani është administratori jetëgjatë i kompanisë “3P Life”, e cila zotëroi për dhjetë vjet kontratën koncesionare të “Check-Up-it”. Nga një vëzhgim i kryer në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), emri i Fanit rezulton ende administrator në shoqërinë koncesionare.

 

Megjithatë, ky detaj mund të tregojë thjesht një vonesë burokratike në dorëzimin e dokumentave, pasi redaksia ka mësuar nga burime të mirëinformuara se ai tashmë ka marrë detyrën e rëndësishme publike./ Boldnews.al

Shperndaja një miku