Protesta e PD/ Demokratët largojnë me shpulla një protestues, thirri “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Nga
A Shehu
Leximi

Thirrjet e një protestuesi kundër të dy liderëve politikë, duke brohoritur “Rama n’burg, Berisha n’burg”, janë shkak për tension në nisje të protestës së Partisë Demokratike.

Demokratët në protestë e kanë goditur me shpulla dhe kanë debatuar me të. Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë protestues, duke e larguar nga protesta e demokratëve.

Ndërkohë pasi u grumbulluan në selinë blu protestuesit demokratë marshuan drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

Në krye të grupit qëndrojnë deputetët demokratë, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Tedi Blushi. Kreu i PD-së, Sali Berisha, mungon në protestë.

Protesta po vijon e qetë, pa tensione, teksa policia është pozicionuar te Kryeministria.

 

 

Shperndaja një miku
Lini një koment