Pritja mori fund! Endi Demneri sjell në jetë djalin

Nga
F Ajazi
Leximi
Endi Demneri

Endi Demneri është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë. Modelja dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, kanë nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.

Lajmi vjen disa muaj pasi Endi bëri publike shtatzëninë, duke ndarë me ndjekësit emocionet e pritjes së ëmbël, por pa zbuluar shumë detaje nga kjo periudhë e veçantë.

Në prill, çifti organizoi edhe festën e zbulimit të gjinisë së bebit, ku mes familjarëve dhe miqve mësuan se do të bëheshin prindër të një djali.

Tashmë pritja ka marrë fund dhe familjes së tyre i është shtuar vogëlushi. Deri tani, Endi dhe Krenar nuk kanë bërë publike detaje të tjera rreth lindjes dhe as emrin që kanë zgjedhur për djalin./bordo.al

Shperndaja një miku