Aktori i njohur i Hollivudit, Sylvester Stallone, po përgatitet të publikojë librin e tij më të ri me kujtime të titulluar “The Steps”, ku reflekton hapur mbi karrierën 50-vjeçare, famën dhe periudhat më të errëta të jetës së tij.
Në një intervistë për The New York Times, 80-vjeçari rrëfeu se rrugëtimi i tij u formësua nga një fëmijëri e mbushur me braktisje, neglizhencë dhe abuzim nga prindërit. Stallone tregoi detaje dramatike që nga dita e lindjes, ku përdorimi i pincave mjekësore i shkaktoi paralizë në fytyrë dhe vështirësi në të folur, e deri te dërgimi në konvikt që në fëmijëri të hershme.
I pyetur për përballjen me këto kujtime të dhimbshme gjatë shkrimit të librit, aktori i “Rocky” dhe “Rambo” pranoi se ndjenjat e tij ishin të përziera me lot, zemërim dhe hidhërim, por shtoi se pikërisht ky ankth i brendshëm mund të ketë shërbyer si karburant për të arritur diçka të jashtëzakonshme në jetë.