1300 pedagogë i bashkohen protestës së studentëve, heqin “karriget e dialogut” para kryeministrisë

Nga
A Shehu
Leximi

Rreth 1300 pedagogë i janë bashkuar protestës së studentëve dhe në mënyrë simbolike kanë hequr karriget e vendosura përpara kryeministrisë për dialog, duke përcjellë kështu mesazhin e refuzimit të negociatave me kryeministrin Rama.

Ata janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të shoqëruar edhe nga studentët.

 

Gjatë protestës, pedagogët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk kanë më asgjë për të dialoguar me të.

 

Ata janë shprehur gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari, ndërsa kanë vijuar thirrjet për përgjegjësi politike dhe largimin e qeverisë.

Pedagogët dhe të rinjtë që janë pjesë e protestës në Tiranë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë, në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog të Edi Ramës.

 

Me këtë veprim, protestuesit kanë përcjellë mesazhin se refuzojnë dialogun e propozuar, ndërsa kanë kërkuar lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestave.

 

“Refuzojmë dialogun! Lironi studentët!”, “Pa dorëheqje, nuk ndalojmë!”, këto kanë qenë thirrjet e protestuesve poshtë zyrës së Ramës.

 

Shperndaja një miku
Lini një koment