Agron Llakaj ka komentuar në emisionin “Goca dhe Gra” rikthimin në Portokalli dhe largimin e Salsano Rrapit nga spektakli i humorit. Ai ka deklaruar se nuk e ka larguar Rrapin dhe se largimi ka qene zgjedhja e tij personale. “Gjëja e parë që kam bërë ishte përshëndetja, respekti dhe mirënjohja për këdo që ka vendosur një tullë në Portokalli. Salsano Rapin, unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Këtu kur erdha, unë erdha me këto atribute. Drejtori i Portokallisë. Kur ika unë, nuk më erdhi keq kur zuri vendin tim.
Nuk e kam larguar. Kam ndjerë heshtjen nga ana e tij. Çdo talenti unë i kam dhënë një dorë që të ketë një mundësi. Doni të thoni që Salsano Rrapin e mora unë në Portokalli? Unë e mora. Doja që këtë premierën e parë unë ta ndaja me Salsanon. Ai është aktor plot talent. Të vazhdonte rolet e tij. Nuk jam i zhgënjyer. Nuk kam kohë të respektoj zhgënjimin.”
Ai theksoi se rikthimi në Portokalli ishte edhe një dëshirë e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës.
“Kostandina e donte rikthimin tim në Portokalli. E kam filluar këtë betejë me trupën që kam gjetur. Të vetmin aktor që kam marrë nga ata të mitë, ishte Albano Bogdo. Unë ndaj sytë, shpirtin, zemrën me ta. Unë jam drejtori, regjisori, aktori, kolegu i tyre. Në këto momente, jemi si ai lumi që kemi dalë dhe po shkojmë të drejt shtratit të lumit.”, u shpreh Llakaj.