Vlorë, dyshime për helmim në kopësht, 7 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore

Nga
A Shehu
Leximi

7 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Kopshtin nr. 10 në qytetin e Vlorës. Ata janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në repartin e pediatrisë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë shërbim në banesë, pasi kanë shfaqur të njëjtat simptoma.

Fëmijët kanë shfaqur probleme shëndetësore mbrëmjen e kaluar, kryesisht dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Nga shtatë rastet e paraqitura në pediatri, pesë fëmijë janë shtruar në spital dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Prindërit konfirmojnë se edhe fëmijë të tjerë kanë pasur të njëjtat shqetësime, por janë trajtuar në banesë.

Pas rasteve të paraqitura, spitali ka njoftuar Institutin e Shëndetit Publik, specialistët e të cilit kanë marrë mostrat përkatëse. Aktualisht priten rezultatet e analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi dhe cili ka qenë shkaku.

Shkaku i problemeve shëndetësore mbetet ende i paqartë, ndërsa priten përgjigjet zyrtare të analizave.

Shperndaja një miku
Lini një koment