Arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare të Durrësit, gjobiste punonjësit

Nga
A Shehu
Leximi

Ndërsa Elisabeta Matja, ish drejtoresha e Postës Shqiptare Filiali Durrës ndodhet në “arrest shtëpie” nën akuzën e përvetësimit të mijëra eurove, policia ka vënë në pranga edhe bashkëshortin e saj Fetah Mataj.

Mataj, i cili pak kohë më parë u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik.

 

Arrestimi është bërë pasi gjatë marrjes në pyetje, një punonjëse e filialit të postës ka deklaruar se Feta Mataj, burri i drejtoreshës u kërkonte çdo muaj punonjëseve shumën prej 25 mijë lekëve.

 

“Specialistët për Krimet e Rënda të DVP Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin F. M., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar ndaj shtetasit F. M. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.”– njofton policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaja një miku