Pas Gent Cakajt dhe Vlora Hysenit, Baton Haxhiu ‘nderon’ Ramën me një stratege mediash që ka ‘zbuluar’ se njerëzimi është krijuar në laborator dhe se alienët na kontrollojnë përmes hënësKryesorePublikuar: 01/11/2026Pas Gent Cakajt dhe Vlora Hysenit, Baton Haxhiu ‘nderon’ Ramën me një stratege mediash që ka ‘zbuluar’ se njerëzimi është krijuar në laborator dhe se alienët na kontrollojnë përmes hënës.
Analisti Baton Haxhiu, 61 vjeç, i lakuar si spiun i qarqeve serbe dhe UDB-së në pesë breza, i denoncuar për sondazhe me pagesë, ndërmjetës korrupsioni, futjen e miellit serb në Shqipëri, pastrim parash dhe që paguhej me rrogë 18 mijë euro në muaj nga Klod Allajbeu, herë pas here e ‘pasuron’ qeverinë e Edi Ramës me figura të reja nga Prishtina dhe Shkupi.
Pas personazhit butaforik Gent Cakaj, të cilin Rama e bëri ministër të Jashtëm, kryespiunes Vlora Hyseni, të cilën Rama e bëri drejtore të SHISH, ku i ‘fiku radarët’ shërbimit sekret duke e miksuar me krimin, si Liburn Aliut që po bën kërdinë në Portin e Durrësit, Baton Haxhiu besohet se i ka ofruar Ramës një tjetër figurë, e vetëquajtur stratege për mediat. Bëhet fjalë për konspiracionisten Vlera Gjakova, e cila do të jetë këshilltarja e re e Edi Ramës për mediat, duke eklipsuar ndoshta Endri Fugën.

Vlera Gjakova ka qenë kandidate për deputete e “Vetëvendosje”-s së Albin Kurtit në vitin 2019. Më pas ajo nisi ta akuzonte Albin Kurtin për keqmenaxhimin e krizave politike dhe synim të pushtetit absolut në Kosovë. Vlera Gjakova po ashtu ka qenë pjesë e “Rrethit Katror” një rubrikë në emision “E Diell” në Top Channel, nën moderimin e Edi Manushit, ku ka folur për hedhje helmi me avion, përgjime, alienët etj., duke sfiduar edhe Alfred Çakon, i cili këmbëngul se toka është e sheshtë.
Vlera Gjakova beson se ne jemi krijesa të krijuara në laborator, duke vënë në dyshim versionin shkencor sipas të cilit njeriu është krijuar përmes evoluucioni biologjik që ka zgjatur qindra mijëra vjet.“Raca jonë e bardhë nuk është racë e tokës, por jemi bërë në laborator”, thotë Vlera e qeverisë. Me kompetencë të plotë Vlera Gjakova thotë se alienët na kontrollojnë ne përmes hënës./prapaskena.al