“Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do t’i lë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, (për të cilën thoje “jam i divorcuar”), lotët e vajzave të tua (ju lutem, më falni sërish ju të fundit, se nuk e mbroj dot më këtë njeri). Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarëdimensional“, shkruan Matraku.
Ndërsa pamjet vazhdojnë të qarkullojnë në platformat e zeza erotike, Blerina mund të ketë qenë “shefja” në dhomën e sekreteve, por tani që u kthye në viktimën e kamerave, paralajmëron stuhi për të gjithë grupin. Çfarë përmasash do të marrë hakmarrja e saj dhe a do të fundosë ajo vullnetarisht emra të tjerë për të shkatërruar Adi Hilën?
Një tërmet me përmasa të paimagjinueshme po trondit themelet e showbiz-it dhe elitës shqiptare. Ajo që fillimisht u përfol si një thashethem i rëndomtë rozë, tashmë ka marrë trajtat e skandalit më të errët të dekadës. Në qendër të këtij cikloni ndodhet kompozitori Adrian Hila, studioja e të cilit—e njohur nga publiku si një “fabrikë” hitessh—rezulton të ketë qenë një “motel” i mirëfilltë, i pajisur me kamera të fshehta që kanë regjistruar qindra orë materiale intime të personazheve publikë.
Rrjeti i errët: Nga muzika tek “Sex-Shop”-i dhe tregtia e videove Detajet që po dalin në dritë dita-ditës janë rrëqethëse. Publikimi i fundit i 120 minutave të reja filmike në platformat ndërkombëtare zbulon një skemë të mirëorganizuar dhe të pamëshirshme. Të ftuarit, mes të cilëve artistë të afirmuar dhe biznesmenë me peshë, binin pre e një kurthi të ngritur me finesë makiavelike. Kamerat, të kamufluara në mënyrë perfekte si “orë me alarm” apo pajisje të padyshhimta zyre, kanë përpirë çdo detaj të skenave erotike. Dyshimet e prokurorisë dhe ekspertëve të medias po drejtohen drejt një tregu të zi: këto video nuk janë mbajtur thjesht për trofe personal, por dyshohet se shiten në uebsajte me qasje “premium”, duke gjeneruar shuma marramendëse. Për më tepër, bisedat e kapura në këto regjistrime dekonspirojnë një tjetër biznes të fshehtë të “grupit të orgjisë”—një dyqan lodrash erotike në mes të Tiranës.
Lotët e divës dhe arratia e “Demos” Në këtë rrjetë merimange ka rënë edhe këngëtarja Blerina Matraku. E filmuar teksa përdor aksesorë intimë në prani të shoqes së saj, biznesmenes D.B., Matraku ka shpërthyer në një revoltë publike. Ajo thekson se i është shkelur “çdo cak njerëzor e mbarëdimensional”, duke i shpallur luftë të hapur njeriut që e filmoi fshehurazi. Ndërsa këngëtarja kërkon drejtësi përmes lotëve, një tjetër protagonist ka zgjedhur hije. Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Demirali “Demo” Haliti—bosi që importon Konjakun Skënderbeu në Slloveni—është zhdukur pa lënë gjurmë. Pasi parandjeu rrezikun e kamerës mbi tavolinë gjatë një skene me kompozitorin dhe këngëtaren E.D., Demo i ka vënë kyçin rrjeteve sociale dhe vazhdon t’i shmanget çdo tentative të policisë për ta marrë në pyetje.
“Kutia e Pandorës”: Radhën e ka politika! Tirana zyrtare dhe bota e biznesit po ziejnë nga paniku, pasi flitet se “koka” të mëdha pritet të bien në ditët në vijim. Burime tepër konfidenciale bëjnë me dije se videot e radhës do të lënë në hije çdo skandal të showbiz-it. Në duart e shantazhuesve (dhe në prag publikimi) ndodhen pamje të një kryebashkiaku të rëndësishëm në momente intime të pakontrolluara me një bos karburantesh. Sikur të mos mjaftonte kjo, tregu i zi i videove flet për një tjetër “bombë” ku përfshihet një ish-ministër i kapur mat në një treshe me dy djem të rinj. Kujt i shërbejnë realisht këto video dhe kush do të jetë viktima e radhës e “Dhomës së Sekreteve”?