Dosja Balluku, SPAK merr të pandehur pesë biznesmenë të sektorit të ndërtimit

Nga
A Shehu
Leximi

Pesë biznesmenë të njohur të sektorit të ndërtimit janë marrë të pandehur nga SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

 

Bëhet fjalë për Pandeli Carapulin, Arbër Abazin, Ram Gecin, Paqsor Buzin dhe Artan Sakon.

 

Sipas të dhënave pesë sipërmarrësit janë përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me dyshimet për manipulimin e procedurave të tenderimit dhe përfitime të parregullta nga kontratat publike.

 

Arbër Abazi dhe Artan Sako lidhen me tenderin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa Paqsor Buzi me tenderin e Lotit 5. Ram Geci përfshihet në hetimet për ndërtimin e rrugës Porto Romano-Durrës, Loti 3.

 

Ndërkohë, Pandeli Carapuli është marrë i pandehur për pastrim parash, në lidhje me vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi.

 

Hetimet e SPAK përqendrohen në nëntë procedura tenderimi, si dhe në dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Shperndaja një miku
Lini një koment