Dosja Veliaj/SPAK merr në pyetje producentin Ardit Gjebrea, “Jon Music” ka përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës

Nga
A Shehu
Leximi

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit po vijon hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. SPAK po heton lidhur me projektet e Bashkisë së Tiranës dhe kompaninë e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj. Producenti  dhe këngëtari Ardit Gjebrea është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Prezantuesi televiziv mbërriti në orën 10:00 në SPAK dhe po iu përgjigjet pyetjeve të hetuesve të BKH-së.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, nxjerrin në pah se Ardit Gjebrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës.

Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë rezulton t’i ketë dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.

Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë. Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.

Megjithatë, detaje më të plota dhe të konfirmuara për paraqitjen e Gjebreas në SPAK pritet të dalin në vijim.

Shperndaja një miku
Lini një koment