Dy të plagosur rëndë gjatë protestës, njëri lëndohet në sy ndërsa tjetrit humbet ndjenjat nga goditja në kokë

Nga
A Shehu
Leximi

Një i ri u plagos rëndë në sy me plumb gome sot gjatë protestës në Tiranë dhe më pas u transportua për në spital për ndihmë mjekësore.

Erjon Vishkulli, 28 vjeç, është dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë një tjetër protestues ka mbetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja, pas një përplasjeje me policinë, ndërsa në zonë ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për ta transportuar drejt spitalit.Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesi është goditur me shkop gome nga një efektiv policie.

Shperndaja një miku
Lini një koment