Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kërkon leje nga SPAK dhe Blendi Klosi

Nga
A Shehu
Leximi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor.

Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë.

Në shkresë ai nënvizon se nuk kërkon ndryshimin apo pezullimin e masës së sigurisë, por vetëm garantimin e ushtrimit të të drejtave të tij politike, duke respektuar kufizimet ligjore të paraburgimit.

Shperndaja një miku
Lini një koment