Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar nga qelia në burgun e Fierit shënimet në ditarin e tij për takimin me Toni Gogun duke i kthyer përgjigje kërkesave (kërcënimeve) që sipas kryebashkiakut, Rama ia ka përçuar me ministrin e Drejtësisë. Veliaj thekson se në asnjë mënyrë nuk do ta delegojë mandatin.
Teksa i ka shpallur luftë të hapur Ramës pas më shumë se 20 vitesh “miqësi”, Veliaj i tërheq edhe veshin! “Turp që merresh vetë me internimet”– i thotë ai Ramës.
Më tej Veliaj i tregon Ramës se është bërë qesharak, aq sa edhe gardianët e burgut e tallin!
“Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin”– tregon Veliaj në ditarin e tij.



Veliaj ka hedhur edhe akuza të rënda për bashkëpunim me prokurorët! Ai tregon se Rama “negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr…”.
Veliaj thotë se nuk ka asnjë mundësi si të ndodhë rrëzimi i rendit kushtetues prej tij nga burgu. Përgjigjen që i jep kryeministrit është se nuk e “intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri.”
Veliaj këshillon Ramën të rritet dhe të mos merret më me të: “Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni”.
Veliaj i drejtohet qartë Ramës: “Jo këtu, po në Spaç të më çosh, 100 vjet nuk më përkul dot, harroje”.
Për heqjen dorë nga përfaqësimi prej avokatit Plarent Ndreca, thotë se ai ka ndërmarrë role thelbësore gjatë kësaj periudhe.
“Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot”, thotë Veliaj.