Kriza e strehimit nxjerrë në rrugë mbi 4 milionë punëtorë në Spanjë, zjarr, kaos dhe dhunë gjatë protestave

Nga
A Shehu
Leximi

Mbi 4 milionë punëtorë në Spanjë, ose rreth një e pesta e fuqisë punëtore, bllokuan vendin në një grevë të përgjithshme kundër krizës së strehimit, e cila përshkallëzoi gjatë mbrëmjes në përplasje të dhunshme me policinë dhe 73 të arrestuar në Barcelonë e Madrid.

​Revolta u ndez pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme, e shtyrë nga shifra tronditëse se të rinjtë spanjollë shpenzojnë mesatarisht 98.7% të pagës mujore vetëm për qiranë e një banese. Teksa vendi vuan një mungesë prej rreth 750 mijë banesash – deficit që pritet të kalojë 1 milion deri në vitin 2028 – sindikatat dhe qytetarët mbushën rrugët për të kërkuar ndërhyrje urgjente në tregun e pasurive të paluajtshme.

​Marshimet nisën të qeta, me rreth 55 mijë pjesëmarrës në Barcelonë dhe qindra mijëra të tjerë në Madrid, por situata doli jashtë kontrollit me rënien e errësirës. Grupe të rinjsh me kapuç thyen vitrinat e dyqaneve mes Paseo de Gracia dhe Gran Via, duke u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe paneleve mbrojtëse, çka detyroi policinë katalanase të ndërhynte me gaz lotsjellës mes breshërisë së mjeteve piroteknike.

​Tensione të forta u regjistruan edhe pranë Plaza de España në kryeqytet, duke e çuar bilancin në mbi 1 mijë incidente në mbarë vendin. Ndërsa Presidenti i Katalonjës, Salvador Illa, dënoi aktet vandale duke i veçuar nga shumica paqësore e protestuesve, presioni i rrugës pritet të diktojë drejtpërdrejt axhendën e zgjedhjeve të ardhshme.

Shperndaja një miku
Lini një koment