Takim historik në Shenzhen: Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart në prani të Xi Jinping

Nga
A Shehu
Leximi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart sot në Shenzhen të Kinës, duke shënuar takimin e tyre të parë ballë për ballë që prej gushtit të vitit 2025. Takimi u zhvillua në prani të presidentit kinez, Xi Jinping, në prag të nisjes së samitit të APEC-ut.

​Të tre liderët do të ulen në një tryezë të përbashkët për një takim trepalësh të cilësuar si historik, ku pritet të diskutohen çështje kyçe globale, duke nisur nga konfliktet e armatosura e deri te zhvillimi i inteligjencës artificiale.

​Në margjinat e samitit, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska dhe Pekini po punojnë së bashku për ndërtimin e një rendi botëror shumëpolar më të drejtë. Ai kritikoi gjithashtu politikat sanksionuese të Perëndimit, duke u shprehur se sanksionet kanë dobësuar Evropën dhe se Bashkimi Evropian nuk ka arritur të përshtatet me humbjen e tregut rus.

​Nga ana e tij, presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi partneritetin strategjik mes Pekinit dhe Moskës, duke theksuar se lidhjet e tyre mbeten “të forta si një mal”, të paprekura nga luhatjet ekonomike afatshkurtra dhe në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit global.

Shperndaja një miku
Lini një koment