Ish-ambasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në telashe, demokratët nisin hetimet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin

Nga
A Shehu
Leximi

Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga Robert Garcia, kanë njoftuar nisjen e hetimeve ndaj ish-ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Shkak për këtë vendim janë bërë raportimet e “Wall Street Journal” për incidente të mundshme korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe përdorimi i detyrës shtetërore për përfitime personale financiare, përfshirë lidhjet e dyshuara me biznesmenë grekë dhe grupin “Aktor”.

Sipas raportimeve të mediave greke, hetimet fokusohen te presioni i pretenduar që Guilfoyle ka ushtruar ndaj qeverive të Ballkanit për t’i dhënë projekte grupit “Aktor”, si dhe te pranimi i dhuratave e favoreve luksoze. Mes marrëveshjeve nën vëzhgim është edhe ajo e prillit 2026 mes kompanisë shqiptare “Albgaz”, “AKTOR” dhe “Venture Global”, një kontratë 20-vjeçare me vlerë 6 miliardë dollarë për gazin natyror të lëngshëm (LNG), në ceremoninë e së cilës morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe vetë Guilfoyle.

Kryetari i ardhshëm i komitetit, Robert Garcia, ka theksuar se largimi i saj nga posti i ambasadorit nuk e ndalon procesin hetimor, duke kërkuar ruajtjen e të gjitha dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare lidhur me këtë çështje.

Shperndaja një miku
Lini një koment