Protesta/Rama: Nuk bëhet Shqipëria me Tik Tok dhe pa lidhur 7 fjalë bashkë. Mësuesit që nxisin nxënësit, nuk do ta shohin më derën e shkollës

Nga
A Shehu
Leximi

 

Në takimin me Policinë e Shtetit dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo kryeministri Rama ka komentuar protestat dhe episodet e dhunës. Ai ka etiketuar studentët si të rinj që mendojnë se jeta është Tik-Tok dhr që nuk mund të lidhin dot 7 fjalë bashkë. Kreu i qeverisë deklaroi se bëhet fjalë për një valë dhune që, sipas tij, nuk lidhet me arsyet demokratike të pakënaqësisë ndaj qeverisë, duke theksuar se “me këtë nuk negociohet”.

 

“Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur fiton ky atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen. Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kryeminitri Rama la paralajmëruar edhe mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë institucionet duke kërcënuar nuk kanë për ta parë me sy derën e shkollës.

“Mësues, mësues që marrin nxënësit dhe i nxjerrin nga shkolla dhe u thonë: “Bini xhamave të shkollës”, siç ndodhi në Lezhë.

Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet.

Si mundet një mësues t’i thotë nxënësit të thyejë xhamin e shkollës? Çfarë është kjo lëvizje për ta bërë Shqipërinë më të mirë, më europiane, më demokratike, më njerëzore?“, tha Rama.

Shperndaja një miku
Lini një koment