Duke filluar nga sot çmimi maksimal me pakicë i naftës do të jetë 217 lekë/litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 193 lekë/litër.
Në mbledhjen e zhvilluar më 8 tetor, Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve, .
Sipas vendimit të ri nafta rritet me 7 lekë për litër, ndërsa benzina me 3 lekë për litër.
Në tregun me shumicë, çmimi maksimal është përcaktuar në 205 lekë/litër për naftën dhe 181 lekë/litër për benzinën.
Çmimet e reja do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të tregut.
Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë vendimin. Në rast konstatimi të shkeljeve, operatorët mund të përballen edhe me pezullimin e akti
vitetit.