Rruga Milot-Balldren trefishohet kostoja, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro

Nga
A Shehu
Leximi

Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025.

 

Në kontratën me koncensionarin ANK shpk vlera e parashikuar në bazë të studimit të fizibilitetit ishte 161 500 000 euro për 13 vite.

 

Me marrjen e drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës nga Belinda Balluku dhe tërheqjes së realizimit të projektit nga kompania fituese në 2018, kostot u frynë në thirrjen e dytë në vlerë rreth 365 milionë euro dhe koha e ndërtimit për 35 vite vetëm për 17 km rrugë.

 

Por konkurrimi u anulua në fillim të 2025 me arsyetimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushnin kërkesat e ftesës për procedurën. Me dështimin e garës, thirrja vijoi herën e tretë ku pati 3 oferta dhe u shpall fitues në korrik të 2026 bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Salillari, Alb, Infrakonsult dhe Erald G me diferencë mbi 203 milionë euro më shumë se në kontratën e parë.

Shperndaja një miku