Sara Mile në SPAK, dyshohet se përfitoi vota në këmbim të ndihmës ekonomike

Nga
A Shehu
Leximi
Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje - Top Channel

Prokuroria e Posaçme po verifikon pretendimet për një ndërhyrje të mundshme të Sara Miles në zgjerimin e listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votave në favor të PS-së.

Konkretisht, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet që përfitonin ndihmë ekonomike. Sipas Prokurorisë së Elbasanit “nga 110 familje, gjatë kësaj periudhe, numri i përfituesve arriti në 320”.

SPAK po heton dyshimet se janë bërë favorizime dhe dhënie e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, me qëllim që ata të votonin për Partinë Socialiste.

Deri më tani nuk ka të dhëna nëse ndaj deputetes Sara Mila ekziston ndonjë akuzë konkrete.

Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka akuzuar vazhdimisht deputeten socialiste të qarkut të Elbasanit se e ka siguruar mandatin përmes mbështetjes nga krimi i organizuar.

Shperndaja një miku
Lini një koment