Skandali “Hila”, kengetari i “Gjeniu i Vogël” pjesë e videove intime

Nga
A Shehu
Leximi


Zgjerohet rrethi i personazheve të përfshirë në skandalin e videove intime me pamje nga studioja e kompozitorit Adrian Hila. Publikimi i përditshëm i materialeve komprometuese nga burime ende të paidentifikuara ka zbuluar detaje të reja mbi personat që shfaqen në këto regjistrime.


​Së fundmi është identifikuar personi pa flokë që shfaqet në një prej videove me tre persona: ai është Demirali Haliti (i njohur si Demo Haliti), biznesmen shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe pronar i kompanisë “ALBA D.O.O.” me bazë në Slloveni. Haliti, i njohur në rrethet tregtare si importuesi ekskluziv i Konjakut “Skënderbeu” në Slloveni dhe si furnizues verërash premium në Tiranë, gëzon njohje të gjera në botën e biznesit, artit dhe politikës.


​Sipas burimeve, Haliti mbante marrëdhënie të afërta shoqërore me kompozitorin Adrian Hila. Nga pamjet e regjistruara rezulton se Haliti ka pasur dyshime për praninë e pajisjeve incizuese përpara se t’i bashkohej Hilës dhe këngëtares E. A. Edhe pse biznesmeni vuri re një kamera të fshehur mbi tavolinë, Hila e ka shmangur shqetësimin e tij duke e siguruar se bëhej fjalë thjesht për një orë me alarm.


​Gjithashtu, në pamje është identifikuar edhe biznesmenia D. B., e cila operon në fushën e menaxhimit të eventeve kulturore. Përveç njohjes shoqërore, burimet sugjerojnë se ajo dhe Hila gëzojnë gjithashtu lidhje financiare dhe sipërmarrje të përbashkëta të menaxhuara përmes personave të tretë.


​Skandali merr një përmasë edhe më të ndjeshme me praninë e këngëtarit Gent Hoxha, i cili ka marrë pjesë në Edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Ndërsa Hoxha shfaqet me dëshirë në videot e xhiruara në moshë madhore, gazetari hulumtues Elton Tozaj ka ngritur pikëpyetje publike mbi natyrën e marrëdhënies midis Hilës dhe këngëtarit gjatë periudhës kur ky i fundit ka statusin e të miturit, duke pasur parasysh se rruga e tij artistike ka nisur që në moshën 6-vjeçare në spektaklin “Gjeniu i Vogël” ne vitin 2010.


​Hetimi joformal i kësaj çështjeje hedh dritë mbi sjellje të përsëritura të regjistrimit të aktivitetit seksual pa pëlqimin e partnerëve. Ndërkohë që rrjedhja e informacionit vazhdon, materiale të reja që pretendohet se përfshijnë ish-banore të Big Brother VIP, moderatore, gazetare dhe figura nga politika kanë nisur të qarkullojnë në rrethe të ngushta, duke e thelluar më tej këtë skandal publik.

Shperndaja një miku