Stuhia “Charles”, do të prekë Europën nga Portugalia në Ballkanin perëndimor, në Shqipëri era pritet të arrijë shpejtësinë 80 km për orë

Nga
A Shehu
Leximi

Një stuhi e fuqishme atlantike e pagëzuar me emrin “Charles” pritet të godasë Evropën, duke sjellë erëra shkatërruese dhe reshje intensive që nga Portugalia e deri në Ballkanin Perëndimor.​

Në Shqipëri, përkeqësimi më i ndjeshëm i motit parashikohet të premten, më 13 nëntor. Zonat e veriu dhe veriperëndimit do të përballen me rrebeshe të forta shiu, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të pakta. Autoritetet paralajmërojnë se ditën e enjte dhe të premte, era në det të hapur mund t’i kalojë 80 kilometra në orë, kurse pranë brigjeve jugperëndimore pritet të arrijë rreth 65 kilometra në orë. Gjatë natës drejt së shtunës, në zonat malore shiu pritet të kthehet në dëborë.​

Situata alarmante në Portugali​. Në goditjen e saj të parë, stuhia do të prekë Portugalitë më 11 nëntor, ku erërat në zonat më të ekspozuara mund të arrijnë deri në 140 kilometra në orë. Përballë këtij rreziku, autoritetet portugeze kanë shpallur paralajmërim të kuq në tetë distrikte (përfshirë kryeqytetin Lisbonë) dhe kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe shërbimeve publike joesenciale.

Shperndaja një miku
Lini një koment