Vjen në jetë Oz, djali i Mozzik dhe Lotina Hazirit

Nga
A Shehu
Leximi

 

 

Një kapitull i ri ka nisur në jetën e Mozzik dhe Lotina Hazirit. Çifti është bërë prindër të një djali, ndërsa lajmin e ëmbël reperi e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi plot emocion dhe mirënjohje.

Për Mozzik, ardhja në jetë e të birit duket se përfaqëson realizimin e një dëshire të kahershme. Në dedikimin e tij, reperi ka treguar se është lutur vazhdimisht për këtë bekim, duke përmendur veçanërisht ditën e xhumasë, e rëndësishme në besimin islam.

 

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, shkroi ai, duke ndarë me publikun një anë tejet personale të jetës së tij.

Reperi u ndal edhe te vështirësitë që ka kaluar, duke lënë të kuptohet se sprovat nuk e kanë mposhtur, por e kanë forcuar edhe më shumë. Sot, ai e sheh ardhjen e djalit si një dhuratë të veçantë.

 

Dedikimin për të birin e shoqëroi me një urim për shëndet, jetë të gjatë dhe një rrugëtim të mbushur me të mira.

 

 

“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ishte mesazhi i tij për vogëlushin.

 

Në përfundim, Mozzik ndau edhe fjalët e ëmbla që ai dhe Lotina i kushtuan djalit të tyre: “Të duam shumë, Nana & Baba”.

 

Një lajm i bukur për çiftin, ndërsa emri Oz është tashmë pjesë e një prej momenteve më të veçanta të jetës së tyre.

Shperndaja një miku
Lini një koment