Ermelinda Meksi: Shqipëria është mbi çdo individ apo parti, kërkesa për dorëheqje nuk duhet të shpërfillet

Nga
A Shehu
Leximi

Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi bën thirrje për dialog politik dhe një zgjidhje serioze të krizës, duke theksuar se kërkesa e qytetarëve për largimin e kryeministrit nuk duhet të shpërfillet.

 

“Shqipëria është mbi çdo individ, post apo parti”, shkruan ajo.

 

Në një reagim në lidhje me situatën e krijuar nga protestat masive të studentëve, Meksi thekson se kriza nuk mund të zgjidhet duke mohuar problemet apo duke shpërfillur shqetësimet e qytetarëve, por përmes dialogut dhe një procesi serioz konsultimi.

“Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme. Ajo duhet të trajtohet me përgjegjësi politike, në respekt të vullnetit qytetar dhe të procedurave demokratike. Është koha që drejtuesit politikë të shqyrtojnë me seriozitet mundësitë për një zgjidhje që qetëson situatën, garanton funksionimin e institucioneve dhe ndihmon në rikthimin e besimit”, shkruan Ermelinda Meksi.

 

Meksi u bën thirrje drejtuesve politikë, deputetëve, forumeve partiake, intelektualëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që të marrin përgjegjësinë për situatën.

 

“Hapni një proces të vërtetë konsultimi dhe dialogu, ku të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve, veçanërisht të studentëve, dhe të shqyrtohen me sinqeritet rrugët e mundshme të daljes nga kriza”, shkruan nder te tjera ish ministrja socialiste.

Shperndaja një miku
Lini një koment