Adi Hila dëshmon në polici për videot intime, dy këngëtare pranojnë të japin dëshmitë e tyre

Nga
A Shehu
Leximi

Adi Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe ka dhënë deklarimet e tij. Sipas raportimeve, kompozitori ka mohuar se videot janë publikuar prej tij, ndërsa më herët kishte deklaruar se dyshonte se sistemi i kamerave ishte hakeruar.Një nga pikat kryesore që po hetohet është pikërisht mënyra se si materialet kanë dalë nga sistemi i regjistrimit dhe kanë përfunduar në duart e personave të paautorizuar. Krimi Kibernetik pritet të ekspertizojë sistemin e kamerave dhe pajisjen DVR ku ruheshin regjistrimet, për të përcaktuar nëse ka pasur ndërhyrje nga distanca, përmes rrjetit të studios apo në një mënyrë tjetër.Paralelisht, hetuesit po gjurmojnë adresat IP dhe të dhënat e faqeve e profileve që kanë publikuar ose shpërndarë materialet. Policia po ndjek gjithashtu procedurat për heqjen e tyre nga platformat online.

Dy prej personazheve të njohura që shfaqen në pamje mësohet se kanë pranuar të japin dëshminë e tyre, ndërsa ekspertët po kërkojnë të zbulojnë si dolën regjistrimet nga sistemi i kamerave dhe kush i publikoi

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për dy personazhe të njohura të botës së muzikës, të cilat pritet të pyeten për rrethanat në të cilat janë realizuar filmimet dhe nëse kanë pasur dijeni se në ambient funksiononin pajisje regjistrimi.Ato janë mes personave që Policia e Tiranës ka kontaktuar në kuadër të hetimit të nisur pas përhapjes masive të materialeve në rrjet. Raportime të tjera bëjnë të ditur se disa prej personave të identifikuar në pamje mund të pyeten në një moment të dytë për shkak të gjendjes së rënduar pas publikimit të videove.

Shperndaja një miku