Shqipe Hysenaj, Ori Nebiaj, Marjana Koçeku dhe Monika Kryemadhi thyejnë heshtjen për skandalin e videove intime

Nga
F Ajazi
Leximi
Monika Kryemadhi, Shqipe Hysenaj dhe Ori Nebiaj

Skandali i videove intime që ka pushtuar rrjetin dhe studiot televizive gjatë dy ditëve të fundit ka sjellë një valë të fortë reagimesh nga figura të njohura të skenës dhe politikës shqiptare. Nga mesazhet e forta drejtuar vajzave të reja, te thirrjet për mbrojtjen e privatësisë dhe zhvendosja e vëmendjes te ngjarjet e mëdha kombëtare, ja si i kanë komentuar zhvillimet e bujshme personazhet publike.

Shqipe Hysenaj: “Puna me djersë, jo rruga e shkurtër”

Ish-konkurrentja e njohur e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, nuk ka heshtur përballë ngjarjes që po diskutohet në çdo tavolinë dhe taksi. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt dashnoreve të kompozitorit Adrian Hila, ajo ka dhënë një mesazh të qartë për të gjitha vajzat e reja. Shqipe Hysenaj ka këshilluar rininë që të zgjedhin rrugën e ndershme, duke punuar me djersë dhe duke shmangur “rrugën e shkurtër” për t’u pasuruar.

Ori Nebiaj dhe Monika Kryemadhi: “Skandali i vërtetë është cenimi i privatësisë”

Në një linjë krejtësisht ndërgjegjësuese, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, ka ngritur shqetësimin e madh mbi mënyrën se si pamjet intime regjistrohen dhe shpërndahen pa pëlqim. Nebiaj thekson se fokusi publik nuk duhet të jetë te personat në video, por te paligjshmëria e atyre që i filmojnë dhe i shpërndajnë ato.

“Skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje,” shkruan Nebiaj.

E njëjta linjë mendimi është ndjekur edhe nga Monika Kryemadhi. E pyetur nga gazetarët, ajo pranoi se i ka parë videot, duke shprehur keqardhje dhe neveri. Kryemadhi u bëri thirrje autoriteteve dhe opinionit publik që përgjegjësia ligjore dhe morale t’i faturohet atij që ka bërë regjistrimin dhe atij që i ka shpërndarë materialet.

Marjana Koçeku: “Vëmendja duhet të jetë te çështjet kombëtare”

Nga ana e saj, deputetja Marjana Koçeku ka zgjedhur të bëjë thirrje për një reflektim më të gjerë shoqëror, duke kërkuar që vëmendja e publikut të largohet nga ky skandal. Koçeku solli në vëmendje një zhvillim shumë më të rëndësishëm për interesin kombëtar: bashkimin e partive shqiptare në Serbi nën “Koalicionin Shqiptar”, të cilat do të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Cili nga këto reagime mendoni se pasqyron më mirë realitetin e shoqërisë sonë sot?

Shperndaja një miku