Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist Arben Malaj e sheh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si një urgjencë kombëtare. Përmes një mesazhi drejtuar të gjithë socialistëve ai thekson se Shqipëria nuk mund të vazhdojë më nën këtë mënyrë qeverisjeje, ku individë të caktuar kanë kriminalizuar jetën shoqërore, ekonominë dhe politikën.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale Malaj shprehet:
“Një apel nga zemra për çdo socialist me ndërgjegje, dashuri dhe përgjegjësi kombëtare.
Ky është një apel për të gjithë ata socialistë brenda “Rilindjes” që ndiejnë ende përgjegjësi morale dhe kombëtare ndaj të ardhmes së vendit tonë.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë më nën këtë mënyrë qeverisjeje, ku individë të caktuar kanë kriminalizuar jetën shoqërore, ekonominë dhe politikën.
Sot, shpëtimi i vendit nga kjo kapje nuk është thjesht një kërkesë politike, por një detyrim moral e kombëtar.
Dorëheqja e Edi Ramës dhe e eksponentëve kryesorë të lidhur me këtë model qeverisës është bërë sot një domosdoshmëri urgjente kombëtare!
Reagimi duhet të nisë së brendshmi, përpara se të jetë tepër vonë për të gjithë në”.