Ndryshon “bonusi i bebeve”, kryeminstri prezanton skemën e re të mbështetjes për familjet

Nga
A Shehu
Leximi

Qeveria ka ndryshuar skemën e mbështetjes financiare të familjeve shqiptare të njohur si “bonusi i bebeve”. Duke filluar nga 1 korriku 2027, familjet do të përfitojnë një pagesë mujore për fëmijët e porsalindur, për një periudhë 5-vjeçare. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, se si do të ndryshojë skema e mbështetjes në varësi të numrit të fëmijëve në familje.

“👶❤️ Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare 🇦🇱Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:❤️ 5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite❤️❤️ 7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite❤️❤️❤️ 10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite”, shkruan kreu qeverisë në “Facebook”.

Shperndaja një miku
Lini një koment