Ekipi i mjekëve ORL realizojnë ndërhyrjen e rrallë kirurgjikale, heqin nga hunda e pacientit tumorin 3.1 kg

Nga
A Shehu
Leximi

Një ekip kirurgësh të Otorinolaringologjisë ka kryer një ndërhyrje të rrallë, duke i hequr një 71-vjeçari një masë tumorale prej 3.1 kilogramësh dhe 50 centimetrash nga hunda. Edhe pse vështirësia e operacionit ishte mesatare, përmasat e tumorit e bëjnë një rast të paprecedentë.

Dr. Tedi Minarolli tregoi se madhësia e tumorit ishte e padëgjuar, aq sa kur i dërguan foton paraprakisht, as ai vetë nuk e besonte.

Pacienti ishte i burgosur, çka me gjasë e ka çuar të refuzonte ndihmën mjekësore në kohë, duke e lejuar tumorin të rritej kaq shumë.

Shefja e shërbimit, Prof. dr. Birkena Qirjazi, u shpreh e shqetësuar se njerëzve po u bëhet zakon të paraqiten vonë te mjeku, duke i komplikuar vetë situatat. Megjithatë, ajo mbetet optimiste kur sheh suksesin dhe përkushtimin e mjekëve të rinj.

Në sallë, operacioni u drejtua nga Prof. dr. Birkena Qirjazi dhe dr. Tedi Minarolli, me ndihmën e dr. Kristi Tatës dhe dr. Arli Kokomanit, së bashku me mjekët reanimatorë dhe stafin e ri.

Shperndaja një miku
Lini një koment