Padi anonime edhe ndaj Elisa Spiropalit, Këlliçi: Është kurdisur nga “Nesti Balluku”

Nga
A Shehu
Leximi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar në një intervistë për News 24 se, sipas informacioneve që disponon, është depozituar një kallëzim ndaj deputetes të PS-së Elisa Spiropalit, duke e krahasuar këtë situatë me rastin e Erion Veliajt.

 

Sipas Këlliçit padia është kurdisur nga Belinda Balluku që ai me ironi e quan Nesti Balluku dhe i bën thirrje Spiropalit të flasë publikisht për zhvillimet politike dhe protestat e studentëve.

 

“Nesti Balluku, alias Nesti Angoni, ka depozituar një kallëzim për Elisa Spiropalin, njësoj siç ndodhi me Erion Veliajn. Spiropali bën mirë të thotë të vërtetën e saj dhe të flasë për atë që po ndodh me të rinjtë dhe studentët shqiptarë.

 

Ajo ka qenë ministre e Jashtme, ka mbajtur edhe më parë poste ministrore dhe është një politikane me eksperiencë. Do të ishte mirë të mos përfundonte si Veliaj”, u shpreh Këlliçi.

 

Ai theksoi se po i bënte publike këto pretendime mbi bazën e informacioneve jozyrtare, duke shtuar se, sipas tij, dihet se kush qëndron pas veprimeve të tilla.

Shperndaja një miku
Lini një koment