Pandeli Majko trondit Asamblenë: Kam dijeni për njëmijë orë filmime erotike dhe korruptive ku janë të përfshirë eksponentë të PS-së, jepni dorëheqjen përpara se të dalin, mos e vini partinë në siklet

Nga
A Shehu
Leximi

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për Gazetën Panorama Online se Pandeli Majko ka paralajmëruar ekzistencën e disa filmimeve kompromentuese, ku sipas informacioneve që ai pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko, sipas burimeve të Gazetës Panorama.al brenda PS-së.

sNë këtë mënyrë, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet e tyre përpara publikimit të mundshëm të pamjeve.Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e socialistëve./Panorama.al

Shperndaja një miku
Lini një koment