Pas tensioneve në bulevard dhe ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga zona para Kryeministrisë dhe kanë nisur të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.
Situata është tensionuar në zonën e sheshit “Skënderbej” dhe efektivët e policisë kanë bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet, duke kufizuar lëvizjen në këtë pjesë të kryeqytetit
Gjatë përplasjeve në bulevard, policia ka ndjekur një strategji tjetër për shpërndarjen e protestuesve.Krahas tre autobotëve të ujit të vendosur para Kryeministrisë, në ndërhyrje janë përfshirë edhe efektivë që kanë dalë nga lulishtet në të dyja anët e bulevardit.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria dhe po vijojnë marshimin përgjatë bulevardit në drejtim të sheshit “Skënderbej”.Gjatë lëvizjes së tyre vijojnë tensionet, ndërsa protestuesit po hedhin fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të forcave të policisë.
Protestuesit kanë sulmuar dhe kanë dëmtuar disa biznese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Efektivët kanë ndërhyrë në këto momente, të cilët kanë hedhur gaz dhe sprej me piper, ndërsa pati edhe përplasje fizike.
Shqiperia e shqiptarëve