Vendi ynë prej 6 ditësh është përfshirë nga protesta të dhunshme që kanë krijuar një situatë kritike në jetën politike. Mijëra të rinj në Tiranë e në qytete te tjera të vendit po kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Në panoramën plot trazira në vend, eshte dhe dhuna e pameshirshme e policisë ndaj të rinjve, te cilet protestojnë. Janë qindra të rinj të arrestuar që kanë mbushur komisariatet plot e perplot dhe kjo vetëm pse protestojnë.
Pas arrestimit ne menyre barbare dhe dhune tinezare te rinjtendalin para gjykates per masën e sigurise.
Por kush vendos për protestuesit e arrestuar?
Një nga gjyqtaret eshtë Amarilda Sulaj, gruaja e Adi Pojanes, shefit te Forces se Posaçme Operacionale. Pra burri arreston e dhunon, ndërsa gruaja gjyqtare merr vendime në emër te ligjit.
Prokuror ndërkohë eshtë Bledar Valikaj, burri i deputetes socialiste Ermonela Felaj e cila gjate zgjedhjeve të 11 majit u respektua me votë nga te burgosurit, me urdher të burrit prokuror.
Kur në të njejtin proces perfshihen një prokuror me lidhje familjare me një deputete te mazhorances dhe nje gjyqtare, bashkëshorti i së ciles raportohet se drejton një strukturë policore, çfarë garancish konkrete ekzistojne per shmangien e çdo konflikti interesi dhe për vendim të drejtë, të paanshëm e të pavarur?