Protestat, Rama vendos sofrën e gurtë para kryeministrisë, fton për dialog

Nga
A Shehu
Leximi

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Megjithse të gjitha ftesat e mëparshme janë refuzuar, edhe sot, para godinës së Kryeministrisë, është vendosur sofra e gurtë, me disa ‘ftesa’ në të cilat shkruhet ‘dialog’.

Ditën e djeshme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit pati një tkurrje të numrit të protestuesve dhe nuk u shënuan përplasje me efektivët e Policisë, ndërsa sot pritet një pjesmarrje më e lartë.

Kryeministri Rama ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa prek edhe protestuesit jo të dhunshëm, të cilët bëhen pjesë e tubimeve të dhunshme.

Shperndaja një miku
Lini një koment