“Sytë e tu” dedikim për Xhoana Nano, Frederik Ndoci zbulon historinë e krijimit të këngës

Nga
A Shehu
Leximi

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka zbuluar për herë të parë një histori të panjohur pas kuintave të një prej krijimeve të tij më të njohura, këngës hit “Sytë e tu”.

Në një rrëfim të zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Grida Duma Podcast, artisti bëri me dije se kënga i ishte dedikuar Xhoana Nanos. Ndoci tregoi se si ajo u përzgjodh si protagoniste përgjatë periudhës së gjimnazit dhe sqaroi rrethanat që çuan më pas në fshirjen e videos zyrtare që shoqëronte këngën.

Përgjatë bashkëbisedimit, këngëtari riktheu në vëmendje historinë e krijimit të këngës duke interpretuar edhe një pjesë të saj live, duke ndarë me publikun detaje që kishin mbetur të fshehura përgjatë karrierës së tij artistike.

Shperndaja një miku
Lini një koment