Vjedhja e 700 mijë eurove të pensioneve në Postën e Durrësit kalon në SPAK, dyshohen të përfshirë edhe zyrtarë me imunitet parlamentar

Nga
A Shehu
Leximi

Dosja hetimore për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove të destinuara për pensionet në Postën e Durrësit i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit konfirmuan për Report Tv se çështja u transferua disa ditë më parë, pasi hetimet zbuluan elementë të funksionimit si grup i strukturuar kriminal, si dhe dyshime për përfshirjen në këtë skemë të ish-zyrtarëve që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar dhe duhet të merren në pyetje si të dyshuar.

​Skandali u zbulua korrikun e kaluar me arrestimin e drejtoreshës së atëhershme të Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e cila akuzohet se në bashkëpunim me ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren, Paola Dana, përvetësuan fondet e pensioneve për zonat e Krujës dhe Shijakut. Të treja zyrtaret ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë që iu caktua Matajt vetëm dy muaj pas arrestimit.

Shperndaja një miku
Lini një koment