Tensionohet protesta, Polica e shtetit vijon me shoqërimin e protestuesve

Nga
A Shehu
Leximi

Policia e Shtetit po ndjek rrugën e shoqërimit, për të trembur dhe shpërndarë protestuesit. Ashtu si edhe në ditën e 21-të protestës edhe sot në ditën e 22-të janë shoqëruar disa protestues.

Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më pas ata vendosën pankarta aty, të protestuesve të lënduar gjatë ditëve të protestave.

Momente tensioni kanë ndodhur para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë me forcë ndaj studentëve që po protestonin në ditën e 22-të të revoltës kundër qeverisë.

Efektivët kanë nisur shoqërimet e protestuesve, duke përdorur dhunë ndaj të rinjve që ndodheshin para institucionit.

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të bëjnë thirrje për bashkim në protestë, përgjigjja e qeverisë ndaj revoltës së tyre mbetet ndërhyrja policore dhe shoqërimi me forcë i protestuesve.

Shperndaja një miku
Lini një koment