Veliaj e akuzoi se do t’i marrë Bashkinë e Tiranës, Arbër Hajdari: Nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike

Nga
A Shehu
Leximi

Pretendimet e Erion Veliaj se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama për t’i dorëzuar Arbër Hajdarit Bashkinë e Tiranës, janë mohuar prej tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale Arbër Hajdari deklaron se do të vazhdojë të drejtojë “Fundjavë Ndryshe” dhe se nuk ka lidhje me këtë histori penale-politike. “Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë! Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri! Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota. Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shkruan Arbër Hajdari.

Shperndaja një miku
Lini një koment