Albana Koçiu dhe Ervin Demo do të drejtojnë së bashku Partinë Socialiste për Bashkinë e Tiranës. Pas vendimit të sotëm të Asamblesë Kombëtare të PS-së , ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Ervn Demo. Në një postim në rrjetet sociale pak pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë, Demo falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e Asamblesë për besimin e dhënë.
Ai theksoi se prioritet do të jetë forcimi dhe organizimi i strukturave socialiste në çdo lagje, njësi administrative dhe fshat të Tiranës. Sipas tij përgjegjësia e PS-së është ndaj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, pavarësisht bindjeve politike
“Së bashku me Albanën, me skuadrën e deputetëve të Bashkisë së Tiranës dhe me të gjitha strukturat tona, do të angazhohemi për organizimin dhe forcimin e Partisë Socialiste në çdo lagje, njësi administrative e fshat të Tiranës. Një organizim që mbështetet te puna në ekip, përgjegjësia individuale, komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe ndjekja konkrete e problemeve të tyre”, shprehet Demo në rrjetet sociale.