Jonida Maliqi për të birin: Anjeza Dishnica na tha që nuk do të flasë kurrë, sot flet dy gjuhë të huaja

Nga
A Shehu
Leximi

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folut hapur për djalin e saj Danin të diagnostikuar me spektrin e autizmit në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo ka ndarë momentin e vështirë të diagnozës nga psokologia Anjeza Dishnica, që sipas Jonidës ka qenë shumë brutale, i ka bërë të ndjehen si prindër të papërgjeshëm dhe i ka thënë që djali i tyre nuk do të flasë kurrë.

“Në fund të 2015-ës shkuam në një piskolog dhe pas një gjysmë orë na tha se nuk ishim prindër të denjë dhe si e kishim lënë djalin në këtë gjendje. Na tha se ai nuk do të flasë kurrë dhe nuk do të socializohet.Ai moment ishte goditje e madhe dhe më pas shkuam te një tjetër qendër, ajo e Liri Berishës dhe me ndihmën e një ekipi prej 5 mjekësh Dani sot flet dy gjuhë, shkon në shkollë. Për atë psikologe, Anjeza Dishnica, do të doja t’i thosha dy fjalë: ‘Turp të kesh, sepse një prindi, sido që të jetë fëmija e vet, nuk i komunikohet në këtë mënyrë. Ishte mënyra më bastarde e mundshme, e bërë për më tepër nga një mjek’.”, u shpreh Jonida Maliqi.

Ajo bëri të qartë se djali mbetet përparësia e saj dhe se pavarësisht se në fillim e ka patur të vështirë të ndajë përvojën e saj, faktin që Dani ishte ndryshe nga fëmikët e tjerë e ka pranuar që në momentin e parë

“Nuk e kam imagjinuar asnjëherë që kisha një forcë kaq të madhe, nuk e dija se do të çaja malet për të. Ai më ka përsosur si qenie. Është adoleshent, kemi pasur rrugëtim të bukur me ulje dhe ngritje. Më kishin thënë se adoleshenca do të ishte e vështirë, falë Zotit ai ka pasur shumë progres, merr dashurinë e prindërve dhe gjyshërve dhe të gjithë jemi aty për të. Ja ku jam sot, flas hapur.E kam pranuar që në momentin e parë që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, por ka qenë e vështirë ta thosha hapur. Doja të ruaja diskrecionin, të ishte një çështje sa më private mes meje, Danit dhe babait të tij.”, tha Jonida Maliqi

Shperndaja një miku
Lini një koment