Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull valës së protestave antiqeveritare në Shqipëri, duke vënë në fokus përshkallëzimin e pakënaqësisë ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe masat e reja të njoftuara nga kryeministri për të frenuar demonstratat.
Sipas Reuters, protestuesit mbushën rrugët e Tiranës këtë të diel, vetëm disa orë pasi Rama prezantoi masa të reja për të ndaluar përshkallëzimin e protestave.
Agjencia thekson se protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, janë nxitur nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar në qeveri, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit.
Sipas Reuters, trazirat përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Edi Ramën, i cili qeveris Shqipërinë që prej vitit 2013 dhe fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar.
“Demonstratat e udhëhequra nga studentët, të nxitura nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit, kanë përfshirë qendrën e Tiranës dhe janë përhapur në qytete të tjera këtë muaj.Demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e Ramës u kanë vënë flakën ndërtesave qeveritare dhe bankave, kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe kanë shkulur pllakat e kalldrëmit për t’i hedhur drejt policisë.”,shkruan Reuters.