Sopranoja Inva Mula përkrah studentëve: Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet

Nga
A Shehu
Leximi

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar për protestën e të rinjve në Shqipëri.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre dhe të ruajtjes së shpresës për të ardhmen.

 

Sipas saj, shqetësimi më i madh është humbja e besimit të brezit të ri tek e ardhmja, ndërsa nënvizon se të rinjtë meritojnë mundësi për të ëndërruar dhe për t’u dëgjuar.

 

“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula.

Shperndaja një miku
Lini një koment